
Një grup mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë pranë pallatit të kulturës në Fier për të protestuar kundër Lulzim Bashës, i cili pritet të mbajë një takim me anëtarët e partisë.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku e shpallin “non grata” në Fier, Lulzim Bashën dhe e akuzojnë atë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Sipas tyre, Lulzim Basha mund të vijë në pushtet vetëm po u bashkua me Edi Ramën.
Policia ka marrë masa shumë të forta për mbarëvajtjen e aktivitetit të Bashës në Fier, nga frika e përplasjes së mundshme mes simpatizantëve, madje në ndihmë kanë shkuar dhe efektivë nga Vlora.
(A2 Televizion)