8 kafshë që janë kthyer në ekspertë të vetizolimit

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 12:04 | Lifestyle

Secili prej nesh ka të paktën një formë ndërveprimi me dikë tjetër gjatë ditës. Si natyrë, njerëzit janë qenie të shoqërueshme, të cilëve u pëlqen të rrinë bashkë, në punë, shtëpi, apo ambiente publike.

Kriza e koronavirusit i ka detyruar njerëzit që të kalojnë kohë vetëm, më shumë se kurrë ndonjëherë, duke i lidhur edhe më shumë pas botës së komunikimit digjital. Por, për shumë specie në botën e kafshëve, vetizolimi nuk është një koncept i ri. Është pjesë e instiktit të tyre.

Gjitarë të tokës e detrave, e shumë specie të tjera, zgjedhin të jetojnë në vetmi përveç se në dy raste: për të ngrënë dhe për t’u shumuar. Fondi Mbarëbotëror për Natyrën - “World Wide Fund for Nature” (WWF) ka botuar një listë me kafshë të ndryshme, sjellja shoqërore e të cilëve i ka bërë ekspertë të vetizolimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos