
Në zonën e “Astirit” ditën e sotme është mbajtur një protestë nga gratë që refuzojnë shembjen e shtëpive. Ato u mbështetën edhe PD dhe LSI në këtë protestë më 8 Mars.
Ato bllokuan të dy krahët e rrugës rreth orës 11:00. Ato kërkojnë anulimin e projektin dhe deklarojnë se do të qëndrojnë në protestë. Ato kanë kërkuar se 8 marsi të jetë ditë proteste.
Të pyetura nga A2CNN një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kundërshtojnë projektin, por kërkojnë dëmshpërblimin. (A2 Televizion)