
Sot bëhen 8 vjet nga protesta e 21 Janarit ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevard. Kryeministri Rama zhvilloi një takim informal me familjarët e viktimave, ndërsa më pas u mbajtën homazhe në bulevard.
Së bashku me Kryeministrin, familjarët e viktimave të 21 Janarit marshuan paqësisht në bulevard dhe vendosën lule në vendet ku u vranë në 2011-ën 4 personat.
Por familjarëve u bashkuan edhe një numër i madh qytetarësh të tjerë në homazhe, por edhe deputetë të Partisë Socialiste, si edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes. (A2 Televizion)