Nishani padit Ramën: Vëllai im nuk është pronar i mensës në Qytetin Studenti

Nga A2 CNN
19 Janar 2019, 14:52 | Aktualitet
Nishani padit Ramën: Vëllai im nuk është pronar i

Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mensën në Qyteti Studenti”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1947206805328746&id=288438424538934
Postimi i ish presidentit Bujar Nishani

Ish presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.  

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos