9-vjeçarja doli e pajetë nga rrënojat, qeni i saj ndalon së ngrëni dhe piri, imazhe zemërthyese

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 16:02 | Bota

Një qen që humbi pronarin e tij 9-vjeçar në lagjen Antakya të Hatajit, i goditur nga tërmeti, nuk ka ngrënë dhe pirë që prej asaj dite.

Pamjet e qenit të quajtur Beti, i cili derdhi lot teksa u nxor nga rrënojat dhe përqafoi anëtarët e tjerë të familjes dhe ekipet që e shpëtuan, po thyen zemrat e të pranishmëve.

Dy anëtarë të familjes dhe qeni i tyre me emrin Beti u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Beshirit rrënojat e godinës së shembur ku ato banonin. Mirëpo, për fat të keq, 9-vjeçarja Beren, pronarja e Betit ka ndërruar jetë.

Beti, kur e kuptoi se pronarja e saj Beren kishte ndërruar jetë pasi u hoq nga rrënojat, nuk u largua për asnjë moment nga ekipet që shpëtuan atë dhe familjen. Imazhet e qenit, trishtimi i të cilit pasqyrohej në çdo gjendje të tij dhe pushoi së ngrëni dhe pirja, ishin zemërthyese. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/18/godina-40-vjecare-qe-nuk-ka-as-edhe-nje-carje-nga-termeti-ka-befasuar-ekspertet/
https://a2news.com/2023/02/18/ngarkoi-gjithcka-kishte-dhe-i-coi-ne-turqi-shperblehet-heroi-azerbajxhanas-i-termetit/
https://a2news.com/2023/02/18/u-nxor-nga-rrenojat-pas-296-oresh-kerkesa-e-pare-e-qytetarit-me-jepni-uje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos