90 të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 19:59 | Kosova
90 të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 2 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 90 numrin në total.

Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej 90 raste.

Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos