
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi reagoi edhe njëherë për situatën e krijuar politike pas rrëzimit në Kuvend të qeverisë së Albin Kurtit.
Në një deklaratë për shtyp, Thaçi deklaroi se nga e hëna do të nisin konsultimet me liderët e partive politike për themelimin e qeverisë së re. Sipas tij, mund të mos ketë zgjedhje të reja dhe shpërbërje të parlamentit, por një qeveri stabiliteti.
“Në fokus mund të mos jenë zgjedhjet e reja dhe shpërbërja e Kuvendit, por mundësia e krijimit të qeverisë së re. Fokusi im është që të shkojmë drejt një qeverie të stabiliteti, unitetit dhe gjithëpërfshirjes në mënyrë që të ketë sukses në reformat tona të nevojshme”, deklaroi Hashim Thaçi. (A2 Televizion)