90 të vrarë në protesta, bota dënon dhunën e ushtrisë në Mjanmar

Nga A2 CNN
28 Mars 2021, 14:46 | Bota
90 të vrarë në protesta, bota dënon dhunën e

Vrasja e më shumë se 90 protestueseve kundër grushtit të shtetit në Mianmar, ka nxitur zemërim global me ministrat e mbrojtjes së 12 shteteve që dënojnë ushtrinë.

 Shtetet e bashkuara akuzuan forcat e sigurisë për sundim përmes terrorit pasi e shtuna u bë dita më e përgjakur e protestave disa javore.

E megjithatë kjo nuk e pengoi liderin i juntës MinAung Hlaing dhe gjeneralët e tij, të zhvillonin një festë luksoze ushtarake, me rastin e ditës së forcave të armatosura.

Ndërkaq të dielën, u kryen ceremonitë mortore për personat e vrarë, e pati disa raportime se ushtria ishte përpjekur të ndërhynte. Më shumë se 400 persona janë vrarë nga junta ushtarake që prej shpërthimit të protestave pas grushtit të shtetit në 1 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos