90 vjeç drejt hapësirës, aktori legjendar i Star Trek “prek” ëndrrën

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 19:36 | Lifestyle
90 vjeç drejt hapësirës, aktori legjendar i Star Trek

Aktori ikonë i Star Trek, William Shatner është bërë personi më i moshuar që shkon në hapësirë.

90-vjeçari ishte një nga katër pasagjerët që udhëtuan brenda kapsulës Blue Origin, e cila ka realizuar kështu udhëtimin e dytë hapësinor për turistë.

Astronautët u shoqëruan nga Bezos deri tek hyrja e raketës, ndërsa pas udhëtimit zbritën me sukses në shkretëtirën e Teksasit.

Pas zbritjes, Shatner i cili e kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të vizituar hapësirën, është emocionuar dhe përlotur duke e quajtur eksperiencën të pabesueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos