90-vjetori i Pjetër Gacit, Akademia e Shkencave mbledh studiuesit për Artistin e Popullit

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 19:22 | Kulturë
90-vjetori i Pjetër Gacit, Akademia e Shkencave mbledh studiuesit për

Mjeshtri Pjetër Gaci i ka lënë kombit të vet një trashëgimi të madhe me rreth 500 krijime, 45 vepra muzikore, koncerte për violinë apo disa opera, që sot janë një thesar i kulturës shqiptare.

Sot, në 90 vjetorin e lindjes së artistit të popullit, Akademia e Shkencave ka mbajtur një konferencë jubilare për krijimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

“Këngëbërja e periudhës kur krijoi Gaci mbetej e lidhur pazgjidhshmërisht me realitetin diktatorial dhe kërkesat estetike e ideologjike që ky kishte ndaj këngës.

Kënga krijohej për formatet perfomaritive që ky realitet ofronte por duke i shtuar dhe elementet intuitivë dhe këto element Pjetër Gaci i kishte të zhvilluar në mënyrë të posaçme.”, shprehet studiuesja Mikaela Minga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos