
Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Italinë për mënyrën se si do të përdoret fondi prej 95 milionë eurosh, i angazhuar gjatë Konferencës së Donatorëve. Rindërtimi i godinave publike, infrastruktura e energjisë, peshkimi dhe emergjencat civile janë sektorët kryesore ku do të përqendrohen këto fonde.
Kontributi në formë granti do të jetë 5 milionë euro, sqaroi ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, nga të cilat 3 milionë do të shkojnë për ndërtimin e godinave publike në një nga zonat e reja për zhvillim në kryeqytet.
35 milionë euro në formë kredie do të shkojnë për infrastrukturën energjitike, 30 milionë për zhvillimin e programeve të sektorit të mbrojtjes civile, ndërsa 25 milionë euro do të shkojnë për forcimin e infrastrukturës portuale të peshkimit, sqaroi ministri. (A2 Televizion)