Pandemia, Greqia shton masat në kufi, testi i detyrueshëm

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 08:25 | Aktualitet
Pandemia, Greqia shton masat në kufi, testi i detyrueshëm

Pas mbylljes së kufijve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për të gjithë udhëtarët, Greqia ka vendosur të shtojë masat kufizuese.

Autoritetet e vendit fqinj kanë vendosur që nga data 17 gusht të lejojnë hyrjen nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës të vetëm 750 personave. Gjithashtu të gjithë ata që duan të kalojnë në Greqi duhet kenë kryer testin molekular për Covid-19 jo më larg se 72 orë dhe duhet të kenë rezultuar negativë.

Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos