E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda

Nga Edi Ruçi
10 Nëntor 2026, 12:22 | Aktualitet

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal duke

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.

Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. 

Sipas informacioneve, disa ditë para kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t'u sqaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos