Romelu Lukaku është një nga protagonistët e sezonit të Interit në Serie A, me belgun që është shndërruar tashmë në një idhull për tifozët. Jo vetëm për golat në fushë, por edhe për karakterin miqësor dhe spontan.
Bomberi zikaltër ndodhet tashmë sërish i gatshëm për t’iu rikthyer stërvitjeve. Por në një intervistë me Kat Kerkofs, gruan e shokut të kombëtares Dries Mertens, ai tregon disa ngjarje të panjohura nga opinioni publik, që mund të gjenerojnë pyetje të rëndësishme mbi përhapjen e koronavirusit.

“Në dhjetor patëm një javë leje. Kur u kthyem, 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë me kollë dhe temperaturë. Nuk po tallem. Luajtëm në shtëpi me Cagliari për Kupën e Italisë dhe pas 25 minutash mbrojtësit tonë Skriniar pothuajse i ra të fikët, dhe u detyrua të braktiste fushën. Kisha vite pa patur temperaturë. Atë natë, kishte një darkë me sponsorët, por unë vendosa të shkoj në shtëpi të flej, ndihesha keq. Nuk jemi testuar kurrë për koronavirus në atë kohë, dhe nuk mund të dimë si ishte vërtet puna”.
Sulmuesi me origjinë kongoleze foli edhe për frikën e tij ndaj koronavirusit. “Kam frikë për djalin tim, por veçanërisht për mamanë, që vuan nga diabeti. Isha në Belgjikë me to disa ditë, por na thanë të kthehemi, në pritje të stërvitjeve”, rrëfeu Lukaku. (A2 Televizion)
