
Ndërsa një pjesë e madhe qytetarësh kanë mbetur të papunë në këto ditë të vështira pandemie, nga Gjermania vijnë gjithmonë ide interesante për të dalë nga situata.
Për të mos shkurtuar pagat e një pjese të punonjësve, të cilët punonin në dyqanet e klubit apo të shërbimit të kateringut, atyre u është komunikuar se përkohësisht do të punojnë në një rrjet supermarketesh, duke qenë se nevoja për punëtorë është e lartë në këtë sektor.
Sa i përket futbollit në Gjermani, ai duket se është në rrugën e duhur të rikthimit në fushë, duke qenë se pjesa më e madhe e skuadrave e kanë nisur tashmë stërvitjen dhe po bëhen gati për të mbyllur pjesën e mbetur të sezonit, sigurisht pa tifozë. (A2 Televizion)