Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe shef i Departamentit për Politikë të Jashtme, deklaroi për A2 se Kosova ka nevojë për për dijen, kulturën dhe patriotizmin. Sipas tij, këto cilësi i ka Vjosa Osmani e LDK-së. Kur u pyet nëse Kosova ka nevojë për një figurë femërore në drejtim, Çollaku tha: “Me gjithë respektin, nuk jam tifoz i ndarjeve gjinore. Kandidati që ka cilësi nuk ka nevojë të promovohet se është femër apo mashkull. Unë e kam mbështetur sepse bëhet fjalë e para për aleate politike e PD-së, por edhe e njoh personalisht dhe ka qenë personazh kyç për lobimin për pavarësinë e Kosovës. Ka ardhur koha që të ketë rritje të cilësisë së atyre që i drejtojnë. Sot, Kosova ka nevojë për dijen, kulturën dhe patriotizmin”. (A2 Televizion)
A ka nevojë Kosova për figurë femërore në drejtim? Çollaku tregon në A2 se çfarë nevojitet vërtetë
