Qytetarët e Kosovës presin që këto zgjedhje të shënojnë një pikë kthese në jetën e tyre. Ata shpresojnë se tani mund të jetë momenti i ndryshimit, ndoshta nisur kjo edhe nga kandidatët dhe programet që kanë paraqitur partitë në këto zgjedhje. Pritshmëritë i ka rritur edhe ndërgjegjësimi i klasës politike, e cila ka ulur tonet e fushatës dhe ka mënjanuar gjuhën e urrejtjes politike. Gazetarja e A2, Rosalba Bejdo, raporton nga Prishtina. (A2 Televizion)
Kosova zgjedh, qytetarët: 6 tetori ndoshta dita e “kthesës së madhe”
