A mund të sjellë protesta rritje të rasteve me Covid-19?

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 15:27 | Aktualitet
A mund të sjellë protesta rritje të rasteve me Covid-19?

Dy protesta janë mbajtur deri tani në Tiranë, ndërsa një tjetër është lajmëruar ditën e sotme nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke bërë që njerëzit të grumbullohen dhe të rrezikojë të përhapet koronavirusi.

Për këtë çështje u pyet në A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti, i cili u shpreh se nuk mund të flasim nëse protesta do të ketë ndikim te rastet e reja, pasi në datën 18 maj u hoqën masat.

“Grumbullimet masive kanë një rrezik në vetvete, por protestat ndodhën në 17 maj, ditën e diel, ndërsa të hënën patën një hapje pothuajse të krejt shoqërisë, puna, shkollat, baret, restorantet. Kjo do të thotë se nëse do të kemi rritje të rasteve, ne nuk e ndajmë dot. Duhet të kemi parasysh që për një person që ka qenë në protestë, kanë qenë me dhjetëra apo qindra ata që kanë qenë në bare apo kafene. Nuk mund ta ndajmë dot nëse kjo ndodhi nga hapja e masave apo nga protestat. E vetmja mënyrë që ne mund ta lidhim është nëse rastet do të shtohet në radhët e policisë. Ata janë të vetmit jo të pranishëm në bare, restorante apo shkolla, por më shumë në protestë”, u shpreh Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos