Skandal në bregdetin e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Një pjesë e vijës bregdetare është mbuluar me pula të ngordhura.







Nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë apo janë sjellë nga dallgët e detit,ndikuar nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.
Kjo situatë e paprecedentë vjen në një kohë kur gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë dhe deri më tani janë regjistruar mijëra pula të ngordhura.
Nga autoritetet në Lezhë nuk ka asnjë reagim zyrtarë për gjendjen e krijuar. Pamja që të ofrohet në një prej pikave më të bukura turistike është skandaloze (A2 Televizion)