
A2 CNN ka siguruar pjesë nga dosja e SPAK-un për ish-ministrin e Financave dhe ish-zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj. Në dosjen e SPAK-ut thuhet se nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit. Ato kanë nisur që prej vitit 2012.
“Gjithashtu për më tepër, nga ekstraktimi i të dhënave të sistemit TIMS janë evidentuar disa hyrje-dalje të përbashkëta ndërmjet shtetasve Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, nisur të paktën që nga viti 2012 e kanë vazhduar edhe në vitin 2014 kur kanë marrë jetë procedurat e e koncesionit të sipërcituar e në vijim. Kështu rezulton se:
Me datë 23.11.2012, ora 12:57 dhe 12.58, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet pikës kufitare Qafa e Thanës me autoveturë me targë TR5905T dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.11.2012, ora 11:48 dhe 11.49 nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë me autoveturë me targë TR5905T.
Më datë 20.09.2012, ora 14:18 dhe 14.19, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 MILANO dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 23.09.2012, ora 16:36 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 506/511 MILANO. Më datë 22.09.2013, ora 11:00 dhe 11.01, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore LUFTHANSA - LUFTHANSA MYNIH dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 25.09.2013, ora 14.31 dhe 14:32 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES - OS 847/848 VIENA.
Më datë 06.12.2013, ora 17:47, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me charter dhe kanë datë hyrje në Shqipëri më 08.12.2013, ora 14:35 dhe 14.37 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 MILANO.
Më datë 19.01.2014, ora 14:10 dhe 14.11, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AUSTRIAN AIRLINES-OS 847/848 VIENA dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 22.01.2014, ora 14:17 dhe 14.20 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AUSTRIAN AIRLINES OS 847/848 VIENA.
Më datë 13.07.2017, ora 14.21 dhe 14:22, shtetasi Arben Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri kanë dalje me autoveturë me targë AA908PY nga pika kufitare Kapshticë.
Gjithashtu, edhe me shtetasin Klodian Zoto evidentohet të paktën një rast i përbashkët e konkretisht kur shtetasit Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, kanë datë hyrje në Shqipëri më 14.04.2013, ora 11:47 dhe 11.44 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME. 57.1. Gjithashtu, rezulton se:
Me datë 08.02.2014, ora 05:15, shtetasi Arben Ahmetaj ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 17.02.2014, ora 11:09 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore LUFTHANSA-LUFTHANSA MYNIH.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Mirel Mërtiri ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:59 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjë ajrore AL ITALIA-AZ 510/507 ROME.
Më datë 08.02.2014, ora 04:36, shtetasi Klodian Zoto ka dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME dhe ka datë hyrje në Shqipëri më 09.02.2014, ora 23:50 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore ALITALIA AZ 510/507 ROME.
Sa më sipër, rezulton se të tre këta shtetas udhëtojnë brenda së njëjtës ditë, me të njëjtën linjë fluturimi dhe në të njëjtin destinacion e cila është shteti Italian. Udhëtojnë të tre brenda datës 08.02.2014 dhe të tre me linjën e fluturimit Al Italia AZ 510/507 Rome. Shtetasi Arben ka dalje në orën 05:15 ndërsa dy shtetasit e tjerë kanë dalë në orën 04:36.
Gjithashtu, ka rezultuar se ndërmjet shtetasit Arben Ahmetaj, shtetasit Lefter Koka dhe shtetasit Alqi Bllako, ka pasur udhëtime të përbashkëta si vijon: Më datë 20.11.2015, ora 16.57 dhe 16:58, shtetasit Arben Ahmetaj, Lefter Koka dhe Alqi Bllako, kanë dalje nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 Milano. Shtetasi Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha janë kthyer më 22.11.2015, ora 12:10 dhe 12.26 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA - AZ 506/511 Milano kurse shtetasit Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë kthyer më datë 22.11.2015 nëpërmjet aeroportit të Rinasit me linjën ajrore AL ITALIA- AZ 510/507 ROME në orën 17.31”.
Pjesë nga dosja e SPAK-ut
Për çfarë akuzohet Ahmetaj?
Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Arben Ahmetaj, në pozicionin e ministrit të Zhvillimit Ekonomk, Tregtisë e Sipërmarrjes, ka përfituar një vilë në bregdet dhe gati 500 mijë euro si ryshfet nga biznesmenët e inceneratorëve.
Sipas SPAK, vlerat janë përfituar në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë nga Ahmetaj, përmes pagesave nga persona të tjerë, por burimi i parave ishte Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Në episodin e parë SPAK flet për një shumë prej 170 mijë euro, në vitet 2016-2017. Natyra e vërtetë e burimit, sipas SPAK, është mbuluar duke u paraqitur si pagesë e bërë Arben Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij, përkundrejt një shitjeje ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 m2 në Selitë. Sipas SPAK, paratë janë paguar tërthorazi nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Episodi i dytë i përket vilës 98 m2 dhe sipërfaqes së truallit 521 m2 në Hamallaj, aktualisht e sekuestruar. SPAK thotë se pasuria është përfituar nga Zoto e Mërtiri, e më pas në mënyrë të tërthortë është kaluar me emër të personit me iniciale G.K. e në përfundim të Eriola Hoxhës, bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit.
Një shumë prej 130 mijë euro dhe një tjetër prej 140 mijë euro janë episodi i tretë e i katërt, regjistruar në vitin 2017-2018. Sipas SPAK, pagesa është dokumentuar si shumë e marrë nga Ahmetaj dhe ish-bashkëshortja për shitjen e një apartamenti në Selitë. Ndonëse si pagues figurojnë persona të tjerë, për SPAK, pas tyre ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Services”, shoqëria që më pas ndërtoi inceneratorin e Elbasanit.
Episodi i pestë i dyshuar i korrupsionit ka të bëjë me një shumë prej 34 mijë euro, pagesa direkte nga dy biznesmenët Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn e të afërm të tij, si shpenzime për pagesa hotelesh dhe udhëtime në vitet 2013-2017. Ndërsa episodi i fundit, i takon një shume prej gati 2 milionë lekë të rinj, në vitet 2019-2020.
Ato kanë qenë pagesa ndaj subjekteve të ndryshme tregtare nga Zoto e Mërtiri përmes shoqërisë “Integrated Technology Services”, në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. (A2 Televizion)