Skafi me 12 persona pëson avari në mes të detit, e shpëton roja bregdetare

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 07:31 | Kronikë
Skafi me 12 persona pëson avari në mes të detit, e shpëton

Roja Bregdetare ka shpëtuar, mbrëmjen e së hënës, 12 persona që udhëtonin me një skaf, i cili pësoi avari në mes të detit.

Skafi “Almena” kërkoi ndihmë për problemin që kishte hasur dhe brenda pak minutash në drejtim të tij u nis anija e Rojës Bregdetare P-04 ”Semani”.

Mjeti lundrues arriti të shpëtohet rreth 100 yard pranë “Kepit të Rodonit” dhe më pas të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare.

Skafi me flamur shqiptar me 12 persona (8 fëmijë dhe 4 të rritur) në bord, u shoqërua për në Portin e Durrësit, ndërkohë që të gjithë persona janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/02/sezoni-turistik-1700-police-dislokohen-ne-pikat-e-frekuentuara-nga-turistet/
https://a2news.com/2023/06/26/turisti-cek-bie-nga-lartesia-te-syri-i-ciklopit-policia-nderhyn-per-ta-shpetuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos