Kosova nga sot ka ushtrinë e saj. 10 vite pas shpalljes shtet i pavarur, Kuvendi miratoi ligjin që i hap rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë, në ushtri të Kosovës, me 107 vota pro. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2007 kjo është padyshim dita më e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Gazetarja Marsela Karapanço ka ndjekur gjatë gjithë ditës zhvillimet në Kosovë, duke na sjellë një tablo të plotë, që nga votimi dhe deri te festa që kanë bërë qytetarët në rrugët e Prishtinës. (A2 Televizion)
A2 në Prishtinë, në ditën historike të Kosovës
