Çështjet e ditës, protesta e studentëve si dhe ngitja e KLP dhe KLGJ u diskutuan në studiot e A2 edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Alibeaj e cilësoi protestën si një lëvizje “që ka të gjitha virtytet që shoqëria shqiptare për hir të së vërtetës nuk i ka patur para 10 ditëve”, duke shtuar që “sot kemi kuptuar që thelbi i protestës nuk janë ato pak pika siç po artikulohen këto ditë, por shfuqizimi i ligjit të arsimit, çorbë e gatuar nga Qeveria”. Për sa i përket sistemit të zgjedhjes të KLGJ dhe KLP, Alibeaj e cilëson si “episodi i fundit i dështuar”. (A2 Televizion)
Alibeaj: KLGJ dhe KLP, episodi i fundit i dështuar
