Abazoviç çon Malin e Zi në zgjedhje? Nuk ka marrëveshje për qeverinë e re

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 21:44 | Ballkani
Abazoviç çon Malin e Zi në zgjedhje? Nuk ka marrëveshje

Ende nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi edhe pse raundi i radhës i bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare zgjati për më shumë se 7 orë.

Dështimi i negociatave vjen vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç duhet të caktojë një mandatar të ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviç nuk mori pjesë në mbledhje duke u shprehu se nuk është gati për kompromise të kalbura.

Qeveria e Dritan Abazoviçit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj pas kabineti votoi marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos