All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Abramovic “lodhet” nga jahtet, fillon koleksionin e avionëve

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 12:38 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Ndoshta Roman Abramovic është lodhur nga flota e tij detare, ku shënohen disa nga jahtet më të kushtueshme në botë, me vlerë totale më shumë se 1 miliard euro.  

Aq është lodhur, saqë ka filluar koleksione të reja. Fillimisht, nënshtetësish. Biznesmeni përtej asaj ruse, ka tashmë edhe atë izraelite nga origjina e tij hebraike, por edhe atë lituaneze dhe së fundmi portugeze.  

All - Paragraf - 3

Por pronari i Chelsea, me një pasuri neto të përllogaritur nga Forbes në rreth 13 miliardë dollarë,  ka filluar edhe koleksionin e aeroplanëve. Ai ka në pronësi një Boeing 767-33, një avion tjetër më të vogël ia ka dhënë ish-bashkëshortes Irina, së bashku më një jaht, si dhe 300 milionë dollarë, ndërkohë që ka vendosur të blejë një Boeing 787-8 Dreamline, dhe ta modifikojë atë për ta shndërruar në një banesë luksoze, por në qiell.

https://a2news.com/2021/08/03/superjahti-600-milione-dollaresh-i-roman-abramovich-del-per-here-te-pare-ne-det/

Avioni, që i përkiste një kompanie zvicerane që shpalli falimentimin në 2018, mund të mbajë normalisht 225 pasagjerë, por rusi ka shpenzuar rreth 90 milionë për ndryshimin e tij radikal, që do t’i mundësojë sallone, dhoma gjumi dhe zyrën nga ku mund të vazhdojë bizneset e tij.

Deri më tani, Abramovic përtej Chelsea njihej edhe për jahtet e tij madhështorë, Eclipse që ka brenda saj edhe një nëndetëse e një sistem antiajror, dhe tashmë Solaris, një nga mjetet më të avancuara në botë, ndërkohë që gjigantët e tjerë të detit që i përkisnin, si Pelorus dhe Luna, i kanë kaluar ish-bashkëshortes Irina ose janë shitur.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos