
Propozimet për ndryshimin e statutit të PD, Kadilli: “Çmontohet” vula e kryetarit dhe forcohet vota e anëtarit
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka depozituar këtë të martë propozimet e tij për ndryshimet statutore në partinë ku ai bën pjesë.
Në Absolut 4, Fatbardh Kadilli sqaroi më në detaje propozimet e tij. Ai theksoi se ndryshimet statutore çmontojnë vulën e kryetarit, siç e quajti ai dhe forcojnë votën e anëtarit.
“Propozimet nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra-tjetra. Thelbi që e zvogëlon pushtetin e kryetarit është një, kandidatët për deputet, kandidatët për kryetar bashkie dhe drejtuesit e partisë në çdo nivel, zgjidhen nga anëtarësia pa u filtruar as kandidaturat as nga kryetari. Kryetari i partisë në qendër nuk ka asnjë autoritet në propozimin tim se kush zgjidhet kryetar dege, kush zgjidhet kryetar grupseksioni, merr njoftim nga dega që sot zgjodhën këtë person.
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka depozituar këtë të martë propozimet e tij për ndryshimet statutore në partinë ku ai bën pjesë.
Në Absolut 4, Fatbardh Kadilli sqaroi më në detaje propozimet e tij. Ai theksoi se ndryshimet statutore çmontojnë vulën e kryetarit, siç e quajti ai dhe forcojnë votën e anëtarit.
“Propozimet nuk mund të shihen të shkëputura nga njëra-tjetra. Thelbi që e zvogëlon pushtetin e kryetarit është një, kandidatët për deputet, kandidatët për kryetar bashkie dhe drejtuesit e partisë në çdo nivel, zgjidhen nga anëtarësia pa u filtruar as kandidaturat as nga kryetari. Kryetari i partisë në qendër nuk ka asnjë autoritet në propozimin tim se kush zgjidhet kryetar dege, kush zgjidhet kryetar grupseksioni, merr njoftim nga dega që sot zgjodhën këtë person.
Kadilli në Absolut 4: Të futet koncepti i deputetit apo ministrit hije
Ndër të tjera, në propozimet për ndryshime statutore të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli u shpreh në Absolut 4 se është e nevojshme që të futen konceptet e deputetit hije apo ministrave hije.
Kadilli theksoi se është e nevojshme që partia në opozitë të emërojë menjëherë sapo humbet zgjedhjet kandidat për deputet për zgjedhjet e ardhshme, po ashtu edhe ministrat e ardhshëm apo edhe kandidat për kryetar bashkie.
“Kryetari i partisë është zgjedhur dhe për mua duhet të shpalleshin menjëherë zgjedhjet për seksionet, degët dhe menjëherë pas tyre kandidaturat për deputet dhe kandidaturat për kryetar bashkie. Kemi 92 ZAZ dhe kemi 61 bashki. Që sot, deri në fund të vitit, unë do t’i kisha zgjedhur kandidatët për deputet edhe pse zgjedhjet i bie të mbahen në 2025, por kandidatët të jenë që sot, të shërbejnë si deputet hije. Futja e konceptit të deputetit hije, të kryetarit të bashkisë hije, të ministrit hije, e bën të vërtetë politikën, e bën konkrete. Ai që është ministër hije është përgjegjës për politikat e partisë në opozitë në raport me një fushë të caktuar”, u shpreh Kadilli.
Kadilli: PD, qasje konservatore ndaj reformës në drejtësi, nuk e ka ushqyer me moral
“Për fat të keq, opozita, PD, ka pasur një qasje konservatore, mbyllëse. Basha është duartrokitur kur ka hyrë në mbledhjen e grupit parlamentar mbasi negocioi për reformën në drejtësi, por nga ky moment ka një problem shumë të madh. Ka një problem pasi ti reformën në drejtësi mund ta dizenjosh si të duash. Në dijeninë time është dizenjuar nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me një ekip kryesisht i lidhur majtas. Nuk ka rëndësi kush e dizenjon, mund të jetë shkencëtari më i madh i të drejtës ligjore. Një reformë që të funksionojë ka nevojë jo vetëm të shkruhet në letër, por ka nevojë ta mbështesësh me moral, me financa dhe me burime njerëzore. PD këtu e ka defektin e saj, nuk e ka ushqyer me moral”.
Kështu u shpreh Absolut 4 në A2 Fatbardh Kadilli ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike. Ajo mori edhe rastin konkret të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes, duke thënë se opozita vazhdoi duke thënë “peshqit e mëdhenj, peshqit e vegjël.
“Sot arrestohet një kryetar bashkie, në vend që të duartrokitet SPAK-u, ne vazhdojmë dhe themi “peshqit e vegjël, peshqit e mëdhenj”. Inkurajoje me moral. Bravo, por jam i pakënaqur. Ky është presion moral”.
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Braho: Qytetarët kërkojnë “peshqit e mëdhenj”, deputetë apo ministra
Juristi Ledio Braho, i ftuar në Absolut 4, komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Braho theksoi se nuk priste që të kishte menjëherë të tilla arrestime nga SPAK, ndërsa më pas u shpreh se publiku pret peshqit e mëdhenj, të cilat sipas tij, janë ministra apo deputetë.
“SPAK po merret me dosje që janë të një niveli të lartë korrupsioni dhe jo me oficerë policie apo mjekë. Po ashtu është e rëndësishme që të kujtojmë që SPAK nuk është më i mbingarkuar edhe për dosjet e OFL. Duke u nisur nga deklaratat e fundit të Yuri Kim apo edhe të kreut të SPAK, edhe BKH është kthyer funksionale, SPAK ka 13 prokurorë, pritshmëritë janë shumë të larta se në fillim.
Me thënë të drejtën, unë nuk kam qenë shumë optimist në fillim që SPAK që në muajt e parë do të fillonte arrestimet e peshqve të mëdhenj. Është normale që gjithë kjo kohë iu desh për të përgatitur një sërë dosjesh. Di që shumë kallëzime penale janë bërë nga opozita apo shoqëria civile dhe patjetër që pritet një rezultat. Këto raste tregojnë që ka arrestime edhe të nivele të larta, por pritshmëritë, perceptimi i publikut, është që arrestimet të shkojnë në nivele ministrash, ish-ministrash apo deputetë, pasi peshqit e mëdhenj janë pikërisht ata”, u shpreh Braho.
Arrestimi i kryebashkiakut, Kalemaj: Baronë lokalë me 3-4 mandate, konstituimi i BKH do të japë tjetër shtysë
“Janë disa baronë lokalë, të cilat kanë nga 3 apo 4 mandate dhe sa më gjatë të qëndrosh në pushtet aq më të mëdha janë shanset që të korruptohesh dhe korruptosh. Ka ardhur koha që të ketë një motor, një lëvizje në këtë drejtim”.
Kështu u shpreh në Absolut 4 analisti Ilir Kalemaj teksa komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Më tej, ai theksoi se duhet të bëhet kujdes në mënyrë që në gjykatë të shkohet me evidenca të plota. “Deri tani kemi parë nga SPAK që është marrë me çështje të trafikut të kokainës dhe çështje të karakterit banal, tani po shohim çështje të korrupsionit. Duhet të kemi shumë kujdes në lidhje me paraqitjen e provave sepse rasti konkret është për shkelje të barazisë në tendera, një akuzë penale. Këtu është e vështirë të provohet korrupsioni dhe në momentin që kanë gjykuar që është më e arsyeshme që të paraqitet një çështje e kopsitur, që të parandalohet kryerja e veprave të tjera penale, duke qenë se Tushe është në detyrë. Nga ana tjetër duhet që para gjykatës të shkohet me evidenca të plota”.
Kalemaj u shpreh më tej se konstituimi i plotë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila kryen punën e fillestare, do të kemi një nxitje profesionale të hetimit në të gjitha shkallët, në mënyrë që kur çështja të shkojë para gjykatës të jetë e kopsitur. “E dyta që mund të bëhet në Shqipëri janë ligjet që targetojnë konspiracionin mafioz ku janë të përfshirë biznesi, mafia, politika. Nëse kjo do të ndodhte në Shqipëri atëherë do të plotësonte vakumet. Mendoj se këto janë hapat e duhur, por sërish ka shumë punë për të bërë”. (A2 Televizion)