Koronavirusi në Shqipëri, 15 ditë pa asnjë viktimë, përgjysmohen rastet aktive

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 17:10 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 15 ditë pa asnjë viktimë,

Prej 15 ditësh tashmë, për fat të mirë Shqipëria nuk ka asnjë person që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, sipas shifrave të përditshme që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Trendi më se pozitiv vijon prej më shumë kohësh, por që prej 22 qershorit numri i vdekjeve ditore ka mbetur 0.

Një tjetër shifër vërtet pozitive është ajo e rasteve aktive, që është përgjysmuar përgjatë dy javëve të fundit. Nëse në 22 qershor Ministria e Shëndetësisë raportonte për 100 raste aktive në vend, sot numërohen 55.

Por pavarësisht shifrave premtuese, ekspertët e shëndetësisë vazhdimisht këmbëngulin se pandeminë nuk e kemi lënë pas, por duhet bërë kujdes për shkak të varianteve, sidomos atij “Delta”, dhe shtimit të lëvizjeve për shkak të sezonit veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos