Bie interesi për vaksinën, ekspertët: Shkak situata e qetë, por “Delta” është te dera

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 16:44 | Aktualitet
Bie interesi për vaksinën, ekspertët: Shkak situata e qetë,

Pas 6 muajsh fushate intesive, shqiptarët kanë ulur interesin për vaksinën antiCovid. Ky fakt pranohet edhe nga ekspertët e shëndetit publik, të cilët në këto ditë po përballen me tkurrje të numrit të të vaksinuarve.

Përgjegjësja e vaksinimit shpjegon se refuzimet për vaksinën në këtë periudhë lidhen me situatën e qetë nga pandemia. Por Erida Nelaj bën thirrje për imunizimin me të dyja dozat, pasi Shqipëria është e rrezikuar nga pandemia. Ajo bën thirrje për imunizimin me të dyja dozat, pasi edhe Shqipëria është e rrezikuar nga mutacioni indian.

“K kushtet e nxehta ta motit kanë ndikuar. Por edhe janë relaksuar pak pasi është ulur numri i rasteve. Por duhet të jemi të vëmendshëm. Është rritur numri i rasteve në Greqi, vendet e rajonit, Spanjë. Fakti që vera është momenti kur ne bëjmë shkëmbime mund të bëjë që të kemi rritje të rasteve. Kështu që është e rëndësishme të vaksinohemi tani, që të kemi mundësit ë marrim dozën e dytë”.

25% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë kundër Sars-Cov-2. Ndërsa më pak se gjysma e kanë mbyllur vaksinimin me të dyja dozat. Pavarësisht kërkesave nga qytetarët për të alternuar vaksinat, ekspertët në vend ende nuk kanë marrë një vendim për këtë çështje që tashmë është kthyer në diskutim mbarëbotëror.

Në Shqipëri kanë ardhur mbi 1 milion vaksina antiCovid. Sasinë më të madhe të tyre e zënë dozat e kinezes Sinovac, ndjekur nga Pfizer, AstraZeneca dhe më pak Sputnik V. Nëse më parë vaksinimet ditore arritën në 20 mijë, kjo shifër sot ka zbritur në 5 mijë vaksinime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos