
Qarku i Shkoddrës dhe në mënyrë të veçantë qyteti i Shkodrës ishin ndër rajonet që përjetuan më rëndë situatën pandemike për shkak të Covid-19.
Në këtë zonë u regjistruan një numër i lartë personash të infektuar dhe për rrjedhojë, edhe një numër i lartë vdekjesh. Por pavarësisht kësaj të kaluare, jo shumë të largët, aktualisht në Shkodër, procesi i vaksinimit duket se po ecën me ritme të ngadalta dhe me një indiferencë të popullatës për tu vaksinuar.
Shefi i qendrë së vaksinimit në Shkodër jep dhe shifrat zyrtare të të vaksinuarve me një dhe me dy doza në këtë qark.
Krahasuar me numrin e popullsisë së qarkut të Shkodrës, shifrat e vaksinimeve janë mjaft të ulëta dhe nëse vijohet me këtë ritëm, vjeshta mund të rikthejë sërish rrezikun e rritjes së infektimeve.
Vaksinat që po aplikohen në masë në këtë qark, janë ato kineze dhe ruse. (A2 Televizion)