Aksident në Elbasan, makinat përplasen kokë më kokë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 07:51 | Kronikë

Aksident në Elbasan, makinat përplasen kokë më kokë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Elbasanit.

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” teksa qarkullonin në segmentin e Unazës Jugore, në zonën e njohur si “Lagja e Kinezëve”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, dhe si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Burime bëjnë me dije se njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por dyshohet se një nga mjetet ka dalë nga korsia për shkak të shpejtësisë ose pakujdesisë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos