“Absolut 4”: PD, antikorrupsioni dhe pushteti

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2021, 00:05 | Politikë
“Absolut 4”: PD, antikorrupsioni dhe pushteti

Premtimi i Bashës për heqje të gjobave, Nesturi: Do shkaktojë furtunë në institucionet fiskale dhe do t’i zhbëjë

“Heqja e gjobave do të thotë furtunë e madhe në institucionet fiskale dhe zhbërje të tyre”. Kështu e sheh analisti Platon Nesturi premtimin e kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me heqjen e gjobave. Sipas kjo nuk bëhet me qëllim luftimin e korrupsionit, por është për qëllim elektoral për të fituar vota.

“Këtu nuk është një element me luftën kundër korrupsionit moratoriumi për heqjen e taksave është konsum i mirëfilltë elektoral për mbledhjen e votave. Të thuash këtë gjë është ftesë për të fituar vota, duke premtuar shmangien e vendosjes së gjobave 1-vjeçare. Heqja e gjobave në vetvete parashikon furtunë të madhe në institucionet fiskale, gati në zhbërjen e tyre deri sa të krijohet një sistem i ri në një periudhë 1 vjeçare dhe deri atëherë nuk e dimë. Besoj që ka shumë për të bërë që të ulet grupi i atyre që vënë gjoba e inspektime. Ka shumë elementë që duhen rregulluar. Të bësh premtim për heqjen e gjobave që parashikon furtunë dhe mosfunksionim të tyre, atëherë nuk dihet se cili do të jetë efekti si në ekonomi dhe institucionet  e reja dhe në formulën e re që do të ndërtohet”.

Nga ana e tij gazetari i BIRN Gjergj Erebara tha se problemi është se çfarë garancish ka që këto institucione nuk do të jenë më politike.

“Problemi është që çfarë garancish ka që këto institucione nuk do të jenë më politike? Që ikën një militant i PS dhe vjen një i PD. (Lajmi i plotë)

Bylykbashi: Platforma e Bashës e nxjerr Shqipërinë nga gropa ku e ka futur Rama

Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi në studion e “Absolut 4” se programi i opozitës është për një qeverisje të drejtë me në fokus qytetarin. Teksa pranon që heqja e gjobave do të shkaktojë furtunë në institucionet fiskale, se filtri i drejtësisë është i molepsur për shkak të korrupsionit nga administrata publike. Sipas Bylykbashit nëse eliminojmë abuzimet dhe korrupsionin, ulen kostot e shqiptarëve.

Për Bylykbashin Shqipëria duhet të dalë nga gropa e korrupsionit që është bllokuar për 8 vite. Sipas tij platforma e Bashës do ta nxjerrë Shqipërinë nga dështimi i Ramës dhe do të sjellë stabilitet fiskal.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë të bllokuar në gropën e korrupsionit që ka krijuar Rama. Shqiptarët e ndjenë përditë dhe e kuptojnë në mënyrë indirekte. Është rritur kostot e jetesës së përditshme për shkak të taksave, korrupsioni është ngritur në nivel arti. Dhe ka rritur nivelin e barrës fiskale. Një shtet që ka dështuar, ua japin të tjerëve t’i bëjnë ndërkohë që është detyrë e shtetit. Kjo platformë e Bashës është që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gropë e Ramës si nga dështimi dhe nga plani malinj i Ramës. Antikorrupsioni është një nga mekanizmat e antiqeverisjes.  Duke përfshirë stabilitetin fiskal. Të gjitha këto i japin mundësinë qytetarëve që të kthehen në normalitet, kjo platformë do të prodhonte stabilitet, është mekanizmi i garancisë që platforma ekonomike të funksionojë. Në këtë kurth që kanë ngecur shqiptarët do të ishte e pamundur dhe Basha e vë këtë si tehun e shpatës që shqiptarët do kenë ndryshim. Na duhet patjetër të dalim nga kjo gropa. Në 8 vjet nuk ka asgjë të re që nga statusi i vendit kandidat”. (Lajmi i plotë)

Plator Nesturi: Programi i PD krijon gropë 600-800 milionë euro, nuk mbushet arka vetëm me reformën antikorrupsion

Analisti Plator Nesturi u shfaq skeptik që programi ekonomik i Partisë Demokratike, që sipas tij do të rëndojë në arkat e shtetit,  mund të balancohet me të ardhurat që do të vijnë nga lufta kundër korrupsionit.

“Këmbëngul se jemi ende në kuadër të një reforme fiskale sesa asaj të antikorrupsionit. Ky program i PD mendohet se krijon një gropë fiskale prej 600 -800 milionë euro, që të mbushen arkat vetëm nga reforma antikorrupsion, duket e pamundur”, deklaroi analisti në ”Absolut 4”. (Lajmi i plotë)

Erebara: Kemi nevojë për administratë më të vogël, por a jemi optimistë që opozita nuk do të përsërisë të kaluarën?

Programi ekonomik i Partisë Demokratike parashikon një “shtet të vogël”, por sa i mundur është ai? Në ”Absolut 4”, gazetari i BIRN Gjergj Erebara  është dyshues.

 “PD propozon një shtet të vogël. Shumë mirë, por ku do të fokusohet, te investimet publike, tek të punësuarit në shtet, te shpenzimet operative? Unë jam i bindur që në Shqipëri ka nevojë për më pak administratë publike, popullsia është në rënie ndërkohë që administrata është shtuar, ne kemi 4 mijë drejtorë më shumë sot”. (Lajmi i plotë)

Mesazhet e ambasadorëve për kandidatë me integritet. Premto Gogo: Duhet vullnet politik

Mesazhi i ambasadorëve për të kandiduar emra me integritet në zgjedhjet e 25 prillit është diskutuar në studion e “Absolut 4” me Premto Gogon nga Krik Albania, Oerd Bylykbashin, Gjergj Erebarën dhe Plator Nesturin. Sipas Gogos duhet vullneti politik për cilësinë e kandidatëve, ndërkohë që i bën apel opozitës për të treguar këtë lloj qasjeje.

“Theksi i ambasadorëve vazhdon të mbetet te oferta elektorale dhe cilësia e kandidatëve. Ky nuk është një shqetësim i ri, por i hershëm  që e kanë adresuar dhe më parë dhe këtu e kam fjalën aktorët politikë dhe ata të shoqërisë civile që kanë apeluar për kandidatë me integritet. Se do të ndërmarrin ecurinë e reformave, do vënë në jetë reformat, por edhe do të jenë pjesë e sjelljes së qytetarëve në proces. Vullneti politik është ai që duhet të kalojë përmes kërkesave që  ka ligji përmes frymës dhe parimeve. Duhet të shkohet drejt individëve që shkojnë drejt individëve. Ka një thirrje të përsëritur ku dy ambasadorët kanë çuar këtë çështje dhe të tjera dhe kjo është çështje me shumë rëndësi dhe mendoj që opozita e PD duhet të manifestojë këtë lloj qasje të re duke afruar njerëz që duhen të perceptohen që nuk kanë lidhje me elementë korruptivë”.

Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi thotë se duhet vullnet politik që Shqipëria të bëjë zgjedhje normale. (Lajm i plotë) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos