Abuzim me fëmijë nga 16 muajsh deri në 15 vjeç, policia australiane arreston 14 burra

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 08:54 | Bota
Abuzim me fëmijë nga 16 muajsh deri në 15 vjeç, policia

Policia australiane njoftoi se ka shpëtuar 46 fëmijë dhe ka arrestuar 14 burra, pas një hetimi ndaj një rrjeti ndërkombëtar të abuzimit me fëmijët.

Mes tyre, 3 arrestime janë kryer në SHBA, ndërkohë që janë identifikuar të dyshuar në Evropë, Azi, Kanada dhe Zelandën e Re.

Fëmijët e abuzuar janë të moshës nga 16 muajsh në 15 vjeç.

14 burrat e arrestuar përballen me 828 akuza për shfrytëzim të miturish, ndërkohë që mbi ta rëndojnë akuza edhe për shfrytëzim kafshësh. Autoritetet australiane thanë se rrjeti ka prodhuar dhe shpërndarë foto dhe video.

Një nga rastet më të rënda ka të bëjë me një të dyshuar i cili punonte në një qendër kujdesi fëmijësh dhe kishte akses të rreth 30 të mitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos