
Gjykata e Lezhës ka çliruar nga “arresti shtëpiak” Drejtorin e Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni dhe dy vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e "Shpërdorimit të Detyrës". Ata kanë lënë qelinë ditë më parë ndërsa do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për Drejtorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni, Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.
Gjyqtari i çështjes Artan Hajredini pranoi verdiktin e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve duke argumentuar se nuk ka risk prishja e provave të hetimit.
Pak ditë më parë një gjykatës tjetër i Lezhës vendosi nën sekuestro preventivët e restorantit "Trëndafili mistik" brenda lagunës për dyshime tjetërsim pronash. (A2 Televizion)