Adnan Xholi: Para drejtësisë jo hallka më e fundit, por organizatori, financuesi dhe më të rëndësishmit!

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 11:03 | Politikë
Adnan Xholi: Para drejtësisë jo hallka më e fundit, por

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi, teksa ka folur para komisionit të KLP, u shpreh se nëse për një zyrtar do të ketë në dorë prova që është i përfshirë në afera korruptive, as ai dhe askush tjetër nuk do t’i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe komente.

“Nëse do të kemi prova se një zyrtar i lartë është përfshirë në korrupsion, nuk do t'i shpëtojë kthetrave të ligjit, por jo me fjalë boshe dhe me komente. Në SPAK punohet 24 në 24. Prokurorët e SPAK kanë harruar ditët e pushimit. Ne jemi strukturë që paguhemi njëlloj si gjithë të tjerët, ashtu si paguheni ju, si në Prokurorinë e Përgjithshme, apo si në Gjykatë Kushtetuese. Pjesa kryesore e BKH vijnë nga fusha të tjera që nuk kanë pasur lidhje me hetimin dhe nuk kanë përvojën e duhur, por kanë vullnetin e duhur.

Adnan Xholi

Ai deklaroi se para drejtësisë nuk duhet të shkojë hallka më e fundit, por organizatori, financuesi dhe më të rëndësishmit!

"Jam skeptik që të shkoj para gjykatës duhet marrë me pikën fundore. Do të doja që para drejtësisë të mos shkonte hallka më e fundit, por organizatori, financuesi dhe më të rëndësishmit.” (A2 Televizion)

Adnan Xholi
https://a2news.com/2022/12/16/sot-zgjidhet-kreu-i-ri-kraja-pozon-me-3-kandidatet-spak-do-te-vazhdoje-te-permbushe-detyrimet-ligjore/
https://a2news.com/2022/12/14/vota-per-kreun-e-spak-kim-i-kerkon-klp-te-mos-ndikohet-rama-se-zgjedh-qeveria-ambasada-jo-e-jo/
https://a2news.com/2022/12/16/kandidati-per-kreun-e-ri-te-spak-adnan-xholi-kam-aftesite-e-duhura-profesionale-hetimore-dhe-menaxhuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos