Aplikimi i Kosovës, presidenti i Shqipërisë, thirrje vendeve anëtare për pranim

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 16:22 | Politikë
Aplikimi i Kosovës, presidenti i Shqipërisë, thirrje vendeve

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj, përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit. 

Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos