Adresat e banimit, Çuçi: Kush nuk regjistrohet nuk merr shërbime

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 15:41 | Politikë
Adresat e banimit, Çuçi: Kush nuk regjistrohet nuk merr

Një tjetër fushatë për adresa të sakta të qytetarëve. Ministri i Brendshme, Bledi Çuçi, bëri thirrje për deklarim në portalin e-Albania ose pranë zyrave të Gjendjes Civile, duke renditur edhe përfitimet që do të kenë shqiptarët me kryerjen e kësaj procedure.

“Aty do të merrni certifikata martesore, aty do të paguani taksat, aty do të merrni shërbimin e postës e të tjera shërbime”, u shpreh Çuçi.

Bllokimi i këtyre shërbimeve, do të jetë masa ndëshkuese për qytetarët që nuk bëjnë regjistrim të saktë adrese.

Çuçi nënvizoi se burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit do të jetë Regjistri Kombëtar i Adresave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos