Afganistani dhe ndërkombëtarët, Guterres: Të jemi të bashkuar dhe vigjilentë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 10:31 | Bota
Afganistani dhe ndërkombëtarët, Guterres: Të jemi të

Në Afganistan talebanët vijojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re gjithëpërfshirëse. Ndërkohë presidenti amerikan nuk dëshiron të ndalet te kritikat, por është i fokusuar te siguria e trupave dhe stafit. Teksa talebanët kërkojnë njohjen e qeverisë, sekretari i përgjithshëm i OKB, Guterres kërcënon me veto.

"Çdo amerikan që dëshiron të vijë në atdhe, do t’i jepet mundësia”. Është ky premtimi më i fundit i presidentit amerikan Joe Biden në mesin e kritikave për tërheqjen e trupave nga Afganistani në këtë moment të vështirë për vendin pas marrjes në dorë nga talebanët.

"Mos bëni gabime. Ky mision evakuimi është i rrezikshëm. Rrezikojnë kryesisht forcat tona të armatosura. Nuk mund të garantoj një përfundim tërësisht pozitiv dhe pa rreziqe. Por si komandant i përgjithshëm ju premtoj se do të përdoren të gjitha mjetet e nevojshme”.

Boten në këto momente e shqetëson qasja që talebanët duan të krijojnë me shtetet e tjera pas krijimit të qeverisë së tyre. Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres u shpreh se në këto momente të gjithë duhet të jenë vigjlentë.

“Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të jetë i bashkuar, që të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të jenë në unison dhe të përdorin të vetmen vegël që kanë në dorë që janë në interes të talebanëve për legjitimitet dhe njohje ndërkombëtare”.

Shqetësimi më i madh mbeten liritë dhe të drejtat e grave dhe vajzave nën regjimin e talebanëve për të cilat ndërkombëtarët janë të bindur që nuk do të gjejnë dakordësinë.

Gjatë regjimit të mëparshëm të talebanëve në vitet 1996-2001, gratë nuk mund të punonin dhe vajzave nuk u lejohej shkollimi. Gratë gjithashtu nuk mund të largoheshin nga shtëpia pa praninë e një mashkulli dhe duhet të ishin të mbuluara.

Mullah Abdul Ghani Baradar , bashkëthemelues dhe një nga udhëheqësit e talebanëve mbërriti në Kabul ku filloi bisedimet për të formuar një qeveri të re "gjithëpërfshirëse". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos