Afrikë e Jugut, dhjetëra të vdekur në klubin e natës, mister mbi shkaqet

Nga A2 CNN
26 Qershor 2022, 16:31 | Bota

Vdekja misterioze e disa të rinjve në një klub nate, ka tronditur opinionin publik në Afrikën e Jugut. Trupat e të paktën 22 personave, kryesisht nga 18 deri në 20 vjeç, u gjetën në tavernën Enyobeni në një periferi të Londrës Lindore, qytet afrikano-jugor.

Shefi i policisë rajonale tha për një kanal televiziv se rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. Por hipotezat që po merren në konsideratë janë dy: tragjedia mund të ketë ndodhur për shkak të një substance toksike në ajër, ose të rinjtë mund të kenë shkelur njëri-tjetrin në përpjekjen për të dalë nga lokali pas një incidenti.

Vendngjarja

E megjithatë, sipas burimeve hetimore, trupat e zbuluar në brendësi të lokalit nuk tregojnë shenja të dukshme dhune. Shumica e tyre janë gjetur në tavolina e karrige, apo të shtrirë përdhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos