
Pas vendimit të qeverisë për ngritjen e Agjencisë për Menaxhimin e fondeve te donatorëve, ka reaguar deputetja demokrate, Jorida Tabaku e cila e sheh si një sajesë të qeverisë për interesa klienteliste dhe korruptive.
“Ajo i jep mundësinë Edi Ramës dhe natyrisht atij që Rama do vendosë aty që të abuzojnë me fondet e BE-së dhe donatoreve te tjerë më lehtësisht”, shkruan Tabaku ne Fabebook.
Sipas saj, Shqipëria po shndërrohet për ditë e më shiumë nënjë shtet të kapur nga mafia, oligarkia dhe korrupsioni permanent që po shpërthen metastazat e tij çdo ditë e më shumë. (A2 Televizion)