Agjenda e eventit, Flamurtari gati për të festuar 100-vjetorin

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 20:03 | Futboll
Agjenda e eventit, Flamurtari gati për të festuar 100-vjetorin

Klubi i Flamurtarit feston 100-vjetorin. Këtë 23 mars klubi vlonjat mbush 100 vjeç që nga themelimi i skuadrës së parë. Për këtë janë programuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë javës.

Gjithçka do të kulmojë të shtunën me aktivitetin në teatrin Petro Marko dhe ndeshjen e veteranëve të futbollit në stadium ditën e diel.

Sipas drejtorit të klubit shumësportësh Klevis Kaso, festa do të nisi me takimin e rëndësishëm në futboll, Flamurtari-Dinamo, dhe më pas do të vijojë me ndeshjen e ish basketbollistëve të Flamurtarit në “Pallatin e Sportit”, si dhe me çiklizëm, ping pong e deri tek ekspozita fotografike me kujtime në vite, në hollin e teatrit të Vlorës.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve sportive është të sjellin në vëmendje emrat e mëdhenj në sportet e ndryshme që kanë kontribuar për Flamurtarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos