Sylvinho merr në dorë Kombëtaren, fillon përgatitja për EURO 2024

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 18:01 | Futboll

Kombëtarja ka filluar përgatitjen për sfidën e 27 marsit, e vlefshme për kualifikimin në EURO 2024.

Në ambientet e reja të Federatës pranë ish-kompleksit Dinamo, tekniku brazilian Sylvinho pati mundësinë të shohë për herë të parë në fushën e blertë disa nga djemtë e tij.

Disa prej tyre ishin fytyra të njohura si Myrto Uzuni, tashmë një realitet i vlerësuar edhe në Spanjë, por edhe të rinj me perspektivë si Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla, që po tentojnë të harrojnë ndeshjet e pakta në ekipet e tyre në Romë dhe Milano.  

Situatë të vështirë po kalojnë edhe gardianët e portës kuqezi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, që për arsyeje të ndryshme nuk po luajnë asnjë minutë me Torino dhe Brendford.

Përballja e parë e kuqezinjve do të jetë ajo në transfertë kundër Polonisë së Lewandoskit, një nga testet më të vështira të grupit që përfshin edhe Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos