Vllaznia largon Josën, cakton drejtuesit e rinj

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 21:59 | Futboll
Vllaznia largon Josën, cakton drejtuesit e rinj

Vllaznia ka larguar nga detyra e trajnerit Mirel Josën. Vendimi u mor pak orë pas humbjes së të dielës kundër Laçit.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falënderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran në Facebook. “Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnerëve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani”.

Vllaznia vinte në këtë sfidë pas 5 ndeshjeve rresht pa fitore dhe pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ku u mund nga Partizani në çerekfinale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos