
Burime pranë partive opozitare kanë bërë të ditur për A2 CNN se cilat janë akset që do të bllokohen nesër gjatë protestës 2-orëshe që do të zhvillohet në të gjithë rrethet e vendit.
Rrugët që do të bllokohen nga mbështetësit e opozitës ditën e nesërme do të përfshinë të 12 qarqet e vendit, dhe më në detaj:
1. Qarku Kukës - Ura e Drinit ne hyrje të Rrugës së Kombit.
2. Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
3. Qarku Lezhë - Mbikalimi Milot
4. Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel - Rrëshen- Klos.
5. Qarku Durrës- Plepa, në hyrje të Autostradës
6. Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan - Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçë - Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
9. Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë - Gjirokastër .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat në Urën Vajgurore, aksi Berat - Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan
Ndryshe nga protesta e të enjtes së kaluar, është shtuar numri i akseve rrugorë që do të bllokohen, por është zgjatur edhe koha, pasi protestuesit kanë planifikuar të qëndrojnë aty për 120 minuta. (A2 Televizion)