Aksi Elbasan-Metalurgji, gropat në rrugë shtojnë rrezikun e aksidenteve

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 14:25 | Aktualitet
Aksi Elbasan-Metalurgji, gropat në rrugë shtojnë rrezikun e

Aksi rrugor nga Elbasani drejt zonës industriale të Metalurgjikut, pjesë edhe e aksit nacional rrugor që lidh juglindjen e vendit me Tiranën dhe portin e Durrësit, është një ndër pikat e zeza sa i takon numrit të aksidenteve.

Kësaj problematike në këtë aks tani i janë shtuar edhe gropat në shtratin e rrugës, të cilat nga dita në ditë kanë zgjeruar perimetrin e tyre.

Shmangia e tyre nga ana e drejtuesve të mjeteve, herë me shpejtësi dhe herë duke krijuar radhë, ka sjellë një rrezik të shtuar në këtë aks rrugor

“I ka ardhur koha për t’u riparuar, nuk numërohen sa aksidente kanë ndodhur", ankohen banorët e zonës.

Ndërkohë nga autoriteti rrugor shqiptar që është përgjegjës për aksin rrugor ende nuk ka asnjë reagim për mbushjen e gropave dhe shmangien e rreziqeve që mund të sjellin pasoja të rënda materiale dhe në njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos