Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 27-vjeçar shqiptar

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 17:08 | Kronikë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 27-vjeçar shqiptar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndodhur në zonën e Skylabela.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij, shkruajnë mediat greke.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos