All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit shpallet i pafajshëm në GJKKO

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 16:52 | Kronikë
Ish-kryebashkiaku i Pogradecit shpallet i pafajshëm në GJKKO
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme deklaron të pafajshëm Eduart Kaprin, ish-kryebashkiakun e Pogradecit.

Kapri akuzohej nga SPAK për veprat penale “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

All - Paragraf - 3

Në pretencë SPAK kërkoi një dënim me burg për ish-kryebashkiakun, por Kapri përmes avokatit Sokol Hazizaj mundi të bindë gjykatën për pafajësinë e tij.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiaku Kapri, si titullar i Autoritetit Kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano kanë kryer veprime, që kanë favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse në tender.

Shkelja e dytë ligjore për të cilën akuzohet ish-kryebashkiaku Kapri është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos