Aksident hekurudhor në Britaninë e Madhe, përplasen dy trena

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 08:07 | Bota

Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur në një aksident hekurudhor në Britaninë e Madhe, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin në linjë nga Andover në Salisbury.

Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë 50 zjarrfikës të cilët e kanë cilësuar aksidentin si tepër të rëndë.

Qarkullimi i trenave është pezulluar dhe policia hekurudhore britanike ka raportuar se një qendër e ndihmës së parë është ngritur në Kishën e Shën Markut në Salisbury. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos