
Piloti spanjoll Fernando Alonso ka provuar për herë të parë në karrierën e tij një aksident automobilistik edhe në garën 500 miljet e Indianapolit.
Ish piloti i Formula 1 u përplas me muret rrethuese të pistës në provat e lira dukesh shkaktuar një incident të frikshëm. Makina e tij Chevrolet Dallara, me numër 66, u shkatërrua totalisht pasi doli me shpejtësi të madhe nga një kthesë ndërsa për pilotin spanjoll, fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim fizik. (A2 Televizion)