Maratonomaku kenian, gati të shkruaj historinë e maratonës

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 10:44 | Sporte të tjera

Maratonomaku që mban rekordin botëror, Eliud Kipchoge është gati të thyejë rekordin prej 2 orësh në garën që do të zhvillohet këtë vit në Londër. Atleti kenian regjistroi kohën 2 orë e 25 sekonda në maratonën e Italisë në vitin 2017, por kjo e shoqëruar me disa ndalesa të shkurtra në ecje për t’u hidratuar.

Një vit më vonë, Kipçog përmirësoi kohën e tij në Berlin ndërsa në maratonën e Londrës, keniani vendosi kohën e dytë më të shpejtë të historisë duke ndalur kronometrin në 2 orë, 2 sekonda e 37 të qindtat. Me 11 fitore në 12 gara, arritja e kohës nën 2 orë është e vetmja gjë që i mungon një prej arteleve më të mëdhenj që ka njohur ky sport. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos